BE dënon mohimin e gjenocidit në Srebrenicë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Bashkimi Evropian hedh poshtë dhe dënon çdo mohim, relativizim ose keqinterpretim të gjenocidit në Srebrenicë, tha zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero Hernandez, me rastin e komenteve të Ministrit Vladimir Leposaviq lidhur me këtë ngjarje.”Vitin e kaluar, ne shënuam 25 vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës, një nga kapitujt më të errët në historinë moderne evropiane. Është koha që të gjithë udhëheqësit politik në rajon të japin shembull drejt respektimit të viktimave dhe promovimin e pajtimit,” tha Pisonero.

 

B.Çoba

Share.