Bashkohen Alternativa Shqiptare dhe Aleanca Shqiptare

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Përmes një deklarate për media subjekti politik Alternativa Shqiptare, kryetar i së cilës është Nikë Gjeloshaj, ka njoftuar se kanë arritur marrëveshjen e bashkimit me Aleancën Shqiptare e cila vepron në komunën e Gucisë, ku është e përfaqësuar me dy këshilltarë në Kuvend.

Nga ky subjekt thonë se synojnë unifikimin e faktorit shqiptar, jo vetëm në Malsëi, por në gjithë Malin e Zi. Më herët Alternativa Shqiptare nënshkroi edhe bashkimin me Iniciativën Qytetare nga Tuzi, 8 vite pasi kjo e fundit ishte shkëputur prej saj.

 

Share.