Bashkësia Lokale “Katerkollë”: Rihapet rruga publike për në Lliqenin e Shasit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Bashkësia Lokale në bashkëpunim më Fehim Avdiun si përfaqësues i peshkatarëve të zonës , nën mbështetjen e Komunës së Ulqinit dhe një numri të konsiderueshëm donatorësh përfunduan më sukses fazën e parë të projektit për pastrimin dhe rihapjen e rrugës publike që të çon në liqe të Shasit.

Në fazën e parë të rrugës publike është bërë pastrimi, zgjerimi dhe mbushja e rreth një kilometër rrugë publike, kurse të dielen më organizimin e një ceremonie modeste është bërë edhe hapja publike në shërbim të qytetarëve.

Projekti ka si qëllim që liqeni i Shasit të vendoset në funksion të qytetarëve dhe turistëve të shumtë që kërkojnë ta vizitojnë.

Share.