Bashkësia Islame Ulqin- Marrëveshja me M-tel u bë për arsye të problemeve financiare

0

Bashkësia Islame e Ulqinit ka dërguar një kumtesë për media në të cilën sqarojnë arsyet që i kanë çuar në marrëveshjen me kompaninë M-tel, për të instaluar antenat në disa objekte fetare. Sipas tyre, Bashkësia Islame e Ulqinit, ashtu edhe si bashkësitë të tjera islame në Mal të Zi, po kalojnë një periudhë të vështirë financiare, e cila ka ndikuar në pamundësinë e disa prej imamëve që të pensionohen, pasi nuk kanë pasur mundësi  tu paguajnë kontributet e prapambetura. Kjo ka ndikuar që ata të lidhin kontratë me kompaninë M-tel për vendosjen e antenave kundrejt një pagese prej 3600 euro në vit, mjete që do të shkojnë si kontribute për pensionimin e imamëve në fjalë. Ata thonë se vendosja e anetanve nuk është vetëm praktikë në Ulqin por deri tani është aplikuar edhe në qytete të tjera në Mal të Zi, si dhe në vendet e rajonit. Nga Bashkësia Islame theksojnë se në këtë mënyrë është tentuar të rregullohet një situatë tejet e vështirë në të cilën u ndodhen disa nga imamët që shërbejnë në xhamitë e komunës së Ulqinit.

Share.