Bashkesia islame e Ulqinit organizoi takime me studente

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Vikendin e kaluar, Mexhlisi i Bashkësisë islame në Ulqin në bashkëpunim me shoqatën “Horizonti” organizoi takime me studentë të fushave të ndryshme në Prishtinë dhe Tiranë dhe u shtroi atyre drekë të rastit.

Të shtunen në restaruant “Pishat” në Prishtine ishin te pranishem mbi dyzet (40) studentë e studente të cilen moren pjesë ne takim. Takimin e prezantoi Medjen Shaptafi i cili foli për qëllimin e mbledhjes dhe kujdesin e Mexhlisit të Ulqinit karshi studentëve. Ky ështe takim i parë i ketij lloji ndersa qëllimi yne është që të bëhët tradicional për tu njohir më mirë dhe për të rritur komunikimin mes nesh në nje nivel më të lartë – tha ai mes tjerash.

Kryeimami i Ulqinit mr. Ali ef. Bardhi përshendeti studentët duke kurajuar studentët për rezultate sa më të mira qe të jenë në dobi të familjes dhe rrethit ku jetojnë në të ardhmen. Ai poashtu shtoi se kemi nevojë si Bashkësi islame për profesionalizmin tuaj në fusha të ndryshme që e ardhmja hnë të jetë sa më e ndritur.

Poashtu të pranishmit i përshendeti edhe Isa ef. Aloshi i cili percolli selamet e reisit Rifat ef. Fejziq duke premtuar se Bashkësia islame ëahte dhe do të jetë përherë prane studentëve.

I ftuar nga Bashkësia islame e Kosovës ishte hazifi i Kur’anit Ekrem ef. Ahmeti i cili foli për rendësinë e kohës dhe shfrytëzimit të saj si dhe për misionin që studenti merr mbi supe.

Në Tiranë takimi me studentë u organizua në restaurant “Floga” ku i pranishem para shoqatës “Ardhmëria” ishte miku i Mexhlisit tonë Sabaudin ef. Jashari dhe të cilët moren përsiper shpenzimet e  drekës. Në takim ku ftesës u pergjigjen rreth tridhjetë studentë, pas prezantimit, kryeimami poashtu mori fjalën përshendetëse dhe pas tij foli profesori i medresesë Vahid ef. Nikaj i cili këshilloi studentët për shfrytëzimin maksimal të kohës ne studime të cilat janë në dobi të shpirtit dhe intelektit.

Në fund, studentët vizituan shoqatën “Ardhmeria” ku u njohen më afër me punën e tyre dhe shprehen interesim për ndjekjen e kurseve të ndryshme të organizuara nga kjo shoqatë.

Share.