‘Bashkëpunim rajonal’/ Kryeministri në Athinë në takimin e organizuar nga Papandreu, rrit tonet ndaj BE

Pinterest LinkedIn Tumblr +

 

Kryeministri Edi Rama i ftuar në “Symi Simposium” organizuar dhe drejtuar nga ish kryeministri Greqisë George Papandreu, shpjegoi se përse shqiptarët i besuan një mandat të tretë qeverisës.

‘’Ne fituam mandatin e tretë dhe besoj se mbi të gjitha ja dolëm pasi gjatë gjithë kohës, kemi luftuar që të mos bëhemi asnjë herë një parti që identifikohet me pushtetin, por të mbetemi në sytë e njerëzve që partia që identifikohet me ndryshimin’’ , tha Rama

Shpëtimin nga izolimi që BE i ka bërë Ballkanit, Edi Rama e shikon në bashkëpunimin e nisur rajonal.

Rama tha se u duhet bashkëpunim rajonal për zgjidhje të përbashkëta për të rritur kapacitetet e tregjeve. ‘’Shpresoj se kjo do të bëhet rrugëtimi natyrshëm i rajonit për të patur  më shumë sinergji në sektorë strategjik siç është energjia. Na duhet politikë e përbashkët energjetike. Kjo është shumë e mundur.’’ Tha ai

Kryeministri Rama intensifikoi kritikat për udhëheqësit e BE.

Vendet tona janë pengje të nacionalizmave të Be-së,e kam fjalën për udhëheqësit e disa vendeve të mëdha, që bien pengje të nacionalizmave”.tha Rama.

Share.