Bashkëpunim në fushën e turizmit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri malazias i zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit Branimir Gvozdenoviq dhe ambasadori shqiptar Ernal Filo dakorduan në takimin e mbajtur në Podgoricë bashkëpunimin më të afërt të dy vendeve për tërheqjen e mysafirëve të huaj.

“Vitin e kaluar Malin e Zi e kanë vizituar rreth 30 mijë turistë nga Shqipëria. Për në shkurt është dakorduar vizita e përfaqësuesit të Organizatës nacionale turistike të Malit të Zi në Shqipëri, ku do të prezantohet oferta turistike e ski qendrave, do të paralajmërohet oferta për sezonin e sivjetmë turistik, ndërsa do të prezantohen edhe manifestimet e shumta festivalike”, tha Gvozdenoviq.

Share.