Basheksia islame sjell vendimin per masa te perkohshme te menyres se kryerjes se obligimeve fetare

0

Duke u bazuar ne urdherat e obligueshme te Minisrtise se shendetit te Malit te Zi mbi masat e perkohshme  te mbrojtjes se qytetareve nga korona virusi, Meshihati I Bashkesise Islame ne Mal te Zi ka sjelle vendimin mbi masat e perkohshme te nderprerjes se obligimeve fetare ne xhemat, si dhe tubimet tjera arsimore, fetare dhe kulturore. Ne vendimin e nenshkruar nga Reisi I Bashkesise Islame Rifat Fejziq, theksohen 7 pika, te cilat mund ti lexoni ne vazhdim:

I.Ne te gjitha objektet fetare te BI ne Mal te Zi, perkohesisht nderprehen namazet e Xhumase dhe namazet ditore me xhemat. Personat pergjegjes  (imami, mujezini, mutevelia) obligohen qe para cdo namazi te therrasin ezanin dhe te ktyejne vete namazin ne objektin fetare, me qellim te mbajtjes se kontinuitetit te ngritjes se emrit te Allahut xh.sh. ne to.

II. Perkohesisht nderprehet puna arsimore-edukative ne medresete ne Podgorice dhe Rozhaje, mesimet e mejtepit dhe te kopshteve per femije ne te gjitha institucionet e Bashkesise Islame ne Mal te Zi.

III.Nderprehen perkohesisht te gjitha tubimet dhe ngjarjet me karakter fetar dhe kulturor, duke inkuadruar edhe mesimin e mevlydit.  

IV. Ftohen imamet dhe besimtaret qe me forca te perbashketa te implementojme masat mbi tubimet minimale, mbi largesine e qendrimit te nevojshem ne mes te njerezve dhe shmangjen e kontakteve direkte gjate kryerjes se ritualit te xhenazes.

V. Obligohen personat pergjegjes per kujdesin e objekteve fetare dhe objekteve tjera te BI nga paragrafi I dhe II, qe menjehere te kryejne dezinfektimin  e hapesirave dhe ne te njejtat, te mbajne higjiene te shtuar.

VI. Ftohen te gjithe nepunesit fetare qe tu permbahen masave nga institucionet shendetesore kompetente dhe te veprojne ne drejtim te ngritjes se vetedijes mbi rendesine e tyre dhe implementimin tek besimtaret.

VII. Masat e perkohshme ne kohezgjatje prej 15 ditesh, hyjne ne fuqi diten e sjelljes se vendimit.

Share.