Basha do të ketë katër kundërshtar për kryetar partie

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Më 22 korrik, Partia Demokratike do të mbajë zgjedhjet e brendshme për të zgjedhur kryetarin e ri të saj përmes parimit një anëtar – një votë. Kandidatët tashmë janë zyrtarizuar dhe ata janë pesë. Lideri demokrat Lulzim Basha do të ketë përballë në këtë garë ish-kreun e PD-së, Eduard Selami, ish-kreun e grupit parlamentar demokrat, Astrit Patozi, dhe dy anëtarët – Astrit Sinanaj e Erion Piciri.

Pas humbjes së PD-së në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, Basha deklaroi ngritjen e funksioneve të tij si kryetar, duke thënë se hyn barabartë në garën për zgjedhjet brenda partisë. Por, për Patozin, kjo garanci jepet vetëm nëse Basha do të ishte dorëhequr nga posti i drejtuesit, e duke mos pasur asnjë kontakt me selinë blu deri në mbajtjen e zgjedhjeve.

Share.