BANORET PRESIN PERKRAHJE NGA KESHILLTARET

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Të enjten në  mbledhjen e  rradhes së Kuvendit Komunal kur është paraparë të diskutohet dhe votohet për cështjen e kanalit të Kripores ,  në sallë do të jenë të pranishëm banorët e kësaj zone të cilët janë të interesuar për mbulimin e kanalit .

Disa prej tyre për TvTeuta deklaruan që jane optimistë dhe shpresojnë qe do të arrijnë të gjejnë gjuhë të përbashkët me përfaqesuesit e pushtetit lokal të cilët kanë propozuar një zgjidhje të përkoheshme të këtij problemi , i cili përvec banorëve të kesaj zone shqetëson edhe turistët e shumtë të cilët e frekuentojnë këtë pjesë të qytetit.

Sipas bashkebiseduesve te Tv Teuta, mbulimi I kanalit perben nje ceshjtje jetesore per rreth 70 familje qe jetojne ne kete zone.

Turistet zakonisht ndahen te kenaqur me vendosjen, por te pakenaqur me pamjen e kanalit te cilin duhet ta kalojne e I cili shpesh ka sjellur edhe aksidente verbale  dhe jetesore si te qytetareve ashtu edhe te turisteve, theksojne banoret e kesaj zone.

Banoret jane takuar me faktoret relevante te Komunes, Kripores dhe te Te mirave detare nga te cilet e kane pelqimin e duhur per mbylljen e kanalit  dhe theksojne se presin qe ne kuvend kete pike te rendit te dites ta votojne te gjithe keshilltaret.

Share.