Banoret e Ulqinit i përgjigjen pozitivisht kërkesës për të ndihmuar familjen Buzhala

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Menjëherë pas dhënies se alarmit të parë për ndihmë përmes TvTeuta, një numër i madh i afaristëve dhe qytetarëve të thjeshtë kanë filluar të dërgojnë ndihmat e para për familjen Buzhala e cila po përballet me kushte të vështira jetese.

“Cungu & Co”, “Supermarket Sars”,  Solaris Cash & Carry”,një fabrikë mobiljesh, dhe disa persona me vullnet të mire, kësaj familjeje i kanë siguruar ushqim, dru për ngrohje, orendi shtepiake të shoqëruara me shuma të caktuara të hollash.

Kryefamiljari Xhemal Buzhala është i kënaqur me ndihmat e pranura dhe shprehet shumë falenderues ndaj të gjithë atyre që i kanë ndihmuar.

Aksioni për ndihmë për përmiresimin e jetesës së familjes Buzhala pritet të vazhdojë edhe gjatë ditevë në vazhdim.

 

Share.