Banka Botërore: Rreziqet për ekonominë e Malit të Zi nuk duhet të injorohen

Banka Botërore: Rreziqet për ekonominë e Malit të Zi nuk duhet të injorohen

0

Sipas projektimeve të Bakës Botërore, ekonomia e Malit të Zi në vitin 2019 do të rritet në masën 2.8% kurse në vitin 2020 në 2.2%, çka sipas këtij insitucioni është normale pasi investimet në infrastrukturë, të cilët kanë qenë në majat e tyre këto dy vitet e fundit, do të shkojnë drejt përfundimit.

Megjithë rritjen solide të ekonomisë, investimet e huaja kryesisht janë të përqendruara në turizëm dhe patundshmëri, çka në realitet nuk ka pasur ndikim të mjaftueshëm në rritjen e punësimit, kurse ato që kanë gjasa të hapin vende pune, si investimet në prodhim, janë shumë të pakta, thonë nga Banka Botërore. Ato tërheqin vërejtjen që të vazhdohet me konsolidimin financiar dhe të mos injorohet borxhi i madh  publik, i cili deri në fund të vitit do të rritet në 75% të prodhimi të përgjithshëm bruto, çka mund të ndikojë negativisht në pozicionin e vendit në tregjet financiare.

Please follow and like us: