Ballkani, viktimë e politikës së dështuar për refugjatët

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidenti maqedonas i përshkroi vendet e Ballkanit si viktima të “politikës së dështuar të Gjermanisë dhe Brukselit për refugjatët”.“Po të ishim mbështetur tek Bashkimi Europian, Maqedonia do ishte mbytur nga xhihadistët”, tha Gjorgje Ivanov gjate nje interviste, ku fshikulloi ashpër 28 anëtarët e bllokut, e sidomos ata më të pasurit.Berlini veproi me shumë humanizëm kur vendosi të pranonte një numër kaq të madh refugjatësh, por ama dështoi në përpjekjet për ta menaxhuar siç duhet sigurinë e vendit. Shkupi është ofruar të shkëmbejë informacione mbi militantët islamikë që i bien kryq e tërthor rrugës së emigrantëve nëpër rajon, sqaroi ai,por nuk mori përgjigje as nga Berlini e as nga Brukseli.

Share.