Bajraktari: Secili prej aktoreve politike propozon doreheqje e askush nuk e jep

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari aktual I komunes Fatmir Gjeka ka derguar nje iniciativ per te gjitha partite qe kane perfaqesuaesit e tyre ne Kuvendin Komunal ne lidhje me arritjen e nje marreveshjeje e cila do te tejkalonte krizen poiltike aktuale ne Ulqin.Omer Bajraktari perfaqesues I levizjes Ura ne lidhje me kete iniciativ deklaroj per televizionin Teuta,se iniciativa per bashkebisedime eshte nje hap drejt rrugedaljes nga kjo situate politike.”Ne si levizje qytetare Ura do te marrim pjese ne keto bisedime dhe do te shpalosim qendrimet e mendimet tona se si duhet te dalim nga kjo situate politike.Nje nder qendrimet tona eshte qe kjo marreveshje duhet te jete afatshkurter pasi qellimi I saj kryesor duhet te jete zhbllokimi I organeve te komunes se Ulqinit dhe ndermarrjeve publike e pastaj te shkohet ne zgjedhje te parakoheshme te cilat mund te mbahen bashke me zgjedhjet parlamentare ne tetor”.Qendrimi yne I dyte,vazhdon Bajraktari eshte se vetem me nje marreveshje qe do ta perkrahin te gjitha subjektet poiltike do te mund te dalim nga kjo gjendje.

Pyetjes se cfare mendimi keni per shkarkimin e tre zyrtareve te ish partnereve te kualicionit ai pergjigjet,”Nuk kam koment te vecante per veprimet e Gjekes mund te them vetem se situata eshte teper e keqe.Secili prej aktoreve politike propozon doreheqje e askush nuk e jep ate”.

Situata ne nivel republikan nuk ka qene stabile ka pasur ndryshime te partnereve te kualicionit dhe megjithese ne Ulqin ka pasur tentativa per nje rikompozim te skenes politike gjendja ka mbetur e pandryshuar.Shpesh perfaqesues te partive politike thone qe situate ne Mal te Zi ne nivel republikan ka ndikuar edhe ne Ulqin duke mos bere te mundur rikompozimin e nje pushteti te ri.

Ju pasi jeni ne opozite ne nivel republikan dhe keni pasur kritika si subjekt politik  si e shihni kete situate?”Dua te theksoj se kemi pasur disa takime tek Kryetari I Komunes ne lidhje me mbajtjen e Kuvendit Komunal te Komunes se Ulqinit ne te cilin jemi dakoruar qe ta mbajme Kuvendin dhe te sjellim disa akte qe cojne drejt zhbllokimit te organeve te Komunes,mirepo ajo marreveshje u shkel ne menyre jo serioze nga ana e PDS-se”.

Per zhvillim te zgjedhjeve te parakohshme ai shprehet qe duhet te shkohet ne zgjedhje qe do te mbaheshin ne te njejten date me ato parlamentare .”Mendoj se nuk eshte zgjedhje e mire qe te shkojme tani ne prag te sezonit turistik dhe ta presim sezonin turistik ne nje mosorganizim politik”.

Pyetjes se gjate kohes qe keni qene ne pushtet keni pasur veretje per zyrtaret e shkarkuar nga Gjeka,ai deklaron se,personalisht nuk kam pasur verejtje,per secili funksionar I pergjigjet Kryetarit te Komunes per punen e tij,besoj se secilit funksionare  nese deshiron Kryetari I Komunes qe ta shkarkoje gjen te njejtat  shkaqe per ti shkarkuar.Ky eshte vetem nje hap politik,por une I bej thirrje te gjithe aktoreve politik qe ti ulin pak inatet politike e ta kalojme kete gjendje e mos  te shkojme deri ne shkarkime.

A te duket e habitshme qe as Forca as PD nuk ka dhene doreheqje per te dale nga pushteti?”Shume eshte e habitshme e kam thene dhe njehere te gjithe kerkojne doreheqje e askush nuk e jep e kjo eshte nje situate qe nuk con drejt zgjidhjes e drejt marredhenjeve te mira mes subjekte politike”perfundon ai.

Share.