BAJRAKTARI, KRYETAR I URA-së SË ULQINIT

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Të shtunën në mbrëma është themeluar Këshilli komunal i Lëvizjes qytetare Ura Ulqin. 53 delegatë zgjodhën 20 anëtarë të cilët në mandatin e ardhshëm do të prezantojnë këtë këshill të URA- s  në  Ulqin. Kryetar është zgjedhur, menaxheri aktual i Komunës së Ulqinit, ekonomisti i diplomuar Omer Bajraktari.

Bajraktari gjatë fjalës së tij citohet të ketë thënë  se para nesh kemi shumë punë, duhet të punojmë shumë më shumë, më mirë dhe në mënyrë më të organizuar, sepse tashmë jemi në vitin zgjedhor. Meqë falë rrethanave jemi pjesë e pushtetit lokal, përgjegjësia jonë është edhe më e madhe”, tha ai.

Share.