Bajraktari: Ashtu mund të shkarkohen të githë zyrtarët e Komunës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Këshillit Komunal të Lëvizjes Qytetare URA, Omer Bajraktari, tha për televizionin Teuta se personalisht si ish zyrtar i Komunës nuk ka pasur ankesa ndaj punës së tre zyrtarëve tjerë të shkarkuar, por se të gjithë i përgjigjen kryetarit për punën e vet.

Bajraktari tha se puna e asnjë zyrtari nuk është perfekte dhe se për arsyetime të tilla mund të shkarkohen të gjithë zyrtarët e Komunës. Ai gjithashtu bëri thirrje për uljen e tensioneve me qëllim kapërcimin e krizës aktuale.

Share.