Axhoviq zgjidhet kryetar i Tuzit, ASH konteston ligjshmërinë e procesit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Abedin Axhoviq, kandidati i Partisë Demokratike të Socialistëve, është zgjedhur dje si kryetar i komunës urbane të Tuzit. Axhoviq mori 20 vota pro nga këshilltarët e PDS-së, Unionit Demokratik të Shqiptarëve , Partisë Boshnjake dhe Socialdemokratëve.

Këshilltarët e opozitës nuk morën pjesë në votim. Nikë Gjeloshaj nga Alternativa Shqiptare tha se zgjedhja e Axhoviq nuk është legjitime dhe se për këtë do ti drejtohen gjykatës. Halil Dukoviq i Partisë Demokratike të Socialistëve tha se për këtë kanë konsultuar juristët dhe se zgjedhja e Axhoviq është bërë sipas ligjit. Në tentativën e parë për zgjedhjen e kryetarit, Axhoviq mori vetëm 16 vota dhe gabimisht u shpall kryetar komune, çka më pas u anullua. Nga opozita shprehen se siaps statutit të kësaj komune urbane, Axhoviq nuk kishte të drejtë të kandidonte përsëri.

Share.