Axhoviq: Tuzi duhet të ketë pjesë në përfitimet e kompanisë “Plantazhe”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Komunës së Tuzit, Abedin Axhoviq, ka deklaruar se një pjesë e përfitimit të kompanisë “Plantazhe” duhet ti takojë Tuzit, kurse toka deri tani e regjistruar si pasuri e Podgoricës po ashtu duhet ti kalojë komunës më të re në Mal të Zi.

Ai shprehu sigurinë se në periudhën e ardhshme nuk do të mungojë përkrahja e kryeqytetit por as e institucioneve shtetërore në realizimin e investimeve të nevojshme kapitale, kurse mbështetja e diasporës për vendlindjen nuk vihet në pyetje, tha ndër të tjera Axhoviq.

Share.