Avokati Misherri: Masat kufizuese janë të ligjshme dhe në përputhje me Kushtetutën

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sot në emisionin e mëngjesit “Ditë e Re”  ka qenë i ftuar avokati Sami Misherri, i cili ka folur për ligjëshmërin e masave të marra për parandalimin e koronavirusit.

Ai ka thënë se masat janë të ligjëshme nëse thirren në nene të ligjit  për mbrojten e popullit që është miratuar dy vite më parë, dhe se sipas tij nuk ka shkelje të ligjit dhe as Kushtetutës.  “Nëse ka pasur ndonjë shkelje dikush do ta kishte çuar në Gjykatën Kushteutese, gjë që nuk ka ndodhur ende.”, thotë Misherri.

Gjatë kohës se pandemisë, policia e shtetit ka dënuar shumë qytetarë dhe sipas Misherrit, edhe dënimet janë në perputhje me ligjin. Ai shton se dënimet janë të bazuara në nenin 287 të kodit penal dhe sipas normës, ata që nuk i zbatojnë ligjin do të denohen.

Share.