Avionët me drogë nga Shqipëria problem madhor për Italinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Trafiku i drogës dhe armëve mbeten një problem madhor për Italinë. “Repubblica” shkruant se linja e trafikut ajror të drogës nga Shqipëria po “mbyt” Italinë dhe trafikantët zbarkojnë në Bari dhe Brindisi.

Një tjetër problem, shkruan media italiane, janë edhe armët që kanë filluar të trafikohen në masë nga Shqipëria dhe Kosova. Sipas autoriteteve italiane, tani linjat ajrore me avionë të vegjël dy vendësh që janë të aftë të udhëtojnë distanca të gjata, janë shtuar.

Gjatë artikullit, “Repubblica” përmend edhe rastet e trafikut me avion që janë kapur më parë nga policia italiane, të cilët ishin nisur nga Shqipëria dhe kishin hyrë pa leje në hapësirën italiane.

Share.