Avdiu kërkon ndihmën nga Komuna: Rrezikohet furnizimi me ujë gjatë sezonit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ndërmarrja Komunale Publike „Ujësllellës kanalizime“ tash një muaj është në bllokadë për shkak të borxhit që kjo ndërmarrje ka ndaj Ujësjellësit Rejonal.“Nga xhirollogaria jonë gjer më tani janë marrë rreth 160 mijë euro,kemi borxh edhe 100 mijë, jemi në një situatë tejet të vështirë,aqë më shumë që këto ditë pritet të vijnë një fluks i madh i mysafirëve.

Neve nuk kemi mundësi financiare të sanojmë as prishjet më të vogla,ndërkaq prishjet në rrjetë janë të përditshme“ deklaroi për televizionin Teuta drejtori i ndërmarrjes komunale „Ujësjellës-Kanalizime“ Fehim Avdiu. Nga kjo Ndërmarrje pohojnë se mund të rrezikohet furnizimi i rregullt me ujë gjatë sezonit veror ,nëse Komuna si themeluese e kësaj  Ndërmarrje nuk do të ndihmojë për dalje nga bllokada.

“ Është shumë e çuditshme heshtja e kryetarit rreth kësaj çështje,nuk ka më kohë për pritje,e vetmja shpresë për të dalë nga kjo situatë është ndihma e komunës,nuk ka të bëjë vetëm me këtë Ndërmarrje ,por me një qytet të tërë,me turizëm që është shpresa e vetme e shumë qytetarëve” u shpreh Avdiu .

Share.