Autostrada Tivar-Boljare: Kinezët kërkojnë shtyrjen e afateve dhe pagesa shtesë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kompania kineze e cila po udhëheq punimet në ndërtimin e autostradës Bar-Boljare, ka kërkuar shtyrjen e afateve për përfundimin e tyre, pasi që prej fillimit të krizës së koronavirusit nuk kanë mundur të punojnë me ritmin e duhur. Përveç kësaj, ata kanë kërkuar edhe pagesa shtesë, për të cilat mendojnë se u takojnë në bazë të situatës së krijuar, tha për RTCG, drejtori për menaxhim me projektin e ndërtimit, Goran Vujoviq.

Vujoviq: Kompania kineze veç na ka dërguar kërkesën për shtyrjen e afateve të punimeve, por edhe për pagesa shtesë të cilat ata mendojnë se u takojnë si pasojë e krizës dhe për të cilat ekzistojnë baza  në kontratë. Ekspertët e organit mbikqyrës janë duke shqyrtuar kërkesën  dhe do të sjellin vendimin e duhur. Duhet theksuar se edhe ne kemi argumentët tona, pasi tak situata e krijuar nuk ka ardhur për ngjarje që kanë ndodhur vetëm tek ne. Në favor na shkon edhe fakti se nuk kemi pasur gjendje të jashtëzakonshme.

Në ndërtimin e autostradës janë të angazhuar edhe mbi 400 puntorë kinezë, të cilët që prej fillimit të krizës nuk kanë mundur të vijnë në Mal të Zi, dhe për të cilët po shikohen mundësitë që  të sillen për të vazhduar punimet.

Vujoviq: Para vetëm dy ditëve kemi pasur takim me ministrin e komunikacionit dhe përfqasuesit e kompanisë kineze,ku kemi shqyrtuar mundësitë për rikthimin e një pjese të puntorve të tyre në Mal të Zi. Se si kjo do të bëhet mbetet për tu parë, por çdo gjë do të jetë konform rregullave dhe në bashkëpunim me Institutin për shëndet publik.

Nga shoqata ekologjike Ozon kanë reaguar menjëherë pas publikmit të këtyre kërkesave, të cilat i kanë quajtur skandaloze. Sipas kësaj shoqate, janë kinezët ata që duhet të paguajnë, jo vetëm për vonesën e punimeve, por edhe devastimin e lumit Tara. Ata thonë se vonesa e punimeve ishte evidente që para shpërthimit të pandemisë, dhe i bëjnë thirrje qeverisë që të marrë masat e duhura në mbrojtjen e interesave të vendit.

Share.