AUTOSTRADA TË KALOJË NËPËR ZOGAJ

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sipas portaleve lokale të gjitha partitë politike të përfaqësuara në Kuvendin e Ulqinit janë dakorduar që t u  dërgojnë organeve shtetërore propozimin që autostrada Adriatik-Jon të hyjë në Mal të Zi nga pjesa jugore e Liqenit të Shasit, dhe pastaj nëpër fshatrat Zogaj dhe Goranë për  të vazhdojë për Tivar.

Siç thuhet,në letrën dërguar Qeverisë dhe Ministrisë së komunikacionit dhe detarisë theksohet se ky variant është më i përshtatshëm për lidhjen e ardhshme rrugore, ekonomike dhe sociale të Plazhit të madh dhe Adës si dhe për valorizimin e tyre.

Share.