Austria do të vazhdojë të mbështesë Malin e Zi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

 

Duke vlerësuar se e ardhmja e Malit të Zi është brenda Bashkimit Evropian, Ambasadorja e Austrisë në Mal të Zi, Ana Jankoviq gjatë vizitës lamtumirëse me kryetarin e  parlamentit të Malit të Zi, Aleksa Beçiq,  tha se Austria do të vazhdojë të sigurojë mbështetje të plotë për vendin tonë në procesin e anëtarësimit në BE.

 

Beçiq shprehu kënaqësi në cilësinë e marrëdhënieve të përgjithshme dypalëshe,duke e përgëzuar Ambasadoren Jankoviq për një mandat të suksesshëm dhe të përkushtuar në vendin tonë.

“Ai shprehu besimin se Austria do të vazhdojë të mbështesë perspektivën evropiane të Malit të Zi dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe në atë kontekst vuri në dukje rëndësinë e komunikimit intensiv në nivelin më të lartë politik,” thuhet në deklaratë.

 

Vizita  lamtumirëse ishte gjithashtu një mundësi për bashkëbiseduesit për të shkëmbyer pikëpamje mbi bashkëpunimin aktual midis dy parlamenteve, me qëllim që Punëtoritë Demokratike “Barbara Pramer” dhe programi i trajnimit të shërbimit profesional të Asamblesë në Parlamentin Austriak do të vazhdojnë të japin rezultate të mira.

 

Duke vlerësuar se e ardhmja e Malit të Zi është brenda Bashkimit Evropian, ambasadorja Jankoviq deklaroi se Austria do të vazhdojë të ofrojë mbështetje të plotë për vendin tonë në procesin e anëtarësimit në BE.

 

“Ajo shprehu kënaqësinë me faktin se Mali i Zi ka vazhduar me kursin pro-evropian dhe uroi që shoqëria Malazeze të kapërcejë përçarjet me të cilat po ballafaqohet,” theksuan nga Parlamenti i Malit të Zi.

 

Share.