Atletja bjelloruse kërkon azil në Japoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Të premten, pasi Tsimanouskaya komentoi menaxhimin e keq që po i bëhej ekipit kombëtar Bjellorus, mediat e vendit (Bjellorusi) nisën një fushatë kundër saj. Tani atletja ka frikë të kthehet në Bjellorusi, pasi zyrtarët e çuan në aeroportin e Tokios (Haneda) me forcë.

Tsimanouskaya, 24 vjeçe, nuk e kritikoi qeverinë, por thjesht u ankua se kishte probleme me shkresat dhe se e kishin regjistruar në një garë për të cilën ajo nuk ishte trajnuar (stafetat).

Atletja e distancave te shkurtra (100 dhe 200 metra) tregoi se kishte frikë dhe refuzoi të ngjitej në aeroplanin që do ta kthente në Bjellorusi. Këtë të hënë, sipas programit fillestar, ajo duhet të marrë pjesë në Lojëra.

Share.