Atletët e KA “Maroviq” të suksesshëm pavarësisht nga kushtet e këqija

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Të ftuar në programin e mëngjesit të Televizionit Teuta, katër atletë klubit të atletikës “Maroviq”,  folën për sukseset e tyre. Elijan Dervisheviq, Milivoje Pajoviq, Nora Selçanin dhe Antonela Gazivoda, me sukses stërviten në atletikë dhe fitojnë medalje në garat e shumta. Mes arritjeve janë edhe rekorded e thyera në garat shtetërore në kampionatin e Malit të Zi për të rinjtë,  por dëshirë e tyre po ashtu është të marrin pjesë në kampionatet e Ballkanit.

Për të marrë pjesë në gara të tilla, siç thotë trajneri i këtij klubi, Ljubisha Maroviq, nuk kanë kushte. “Na mungojnë pajisjet për shumë disiplina, pavarësisht nga fakti që sponsorët tanë premtojnë ndihmë. Shpresoj se udhëheqësit e Komunës më në fund t’i përgjigjen kërkesave tona për të na ndihmuar, sepse është vërtet e trishtueshme të mbyllim një klub me talente të tilla”, thotë Maroviq. Anëtarët e këtij klubi të dielën largohen për një tjetër kampionat atletik të Malit të Zi që do të mbahet në Pljevlja.

Share.