Atletët e KA “Maroviq” të katërt në rënditjen e përgjithshme të kampionatit të Malit të Zi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Kampionatin e 60-të të Malit të Zi në vrapim, mbajtur këtë fundjavë në Nikshiq, anëtarët e klubit të atletikës “Maroviq” arritën një sukses të madh .

Nga 11 ekipet që ishin në këtë kampionat, atletët e e këtij klubi  u renditën në vendin e katërt në konkurencën individuale dhe ekipore. Në kategorinë e pionierëve të rinj Aleksandar Maroviq fitoi medaljen e arit, në kategorinë ciciban Elijan Dervisheviq fitoi medalëjen e argjendtë, kurse  Boban Maxhgalj atë të bronzit. Në këtë kampionat jubilar të vrapimit morën pjesë 140 garues nga i gjithë Mali i Zi.

Share.