ASOCIACIONI NJË “ARRË E FORTË” E TAKIMIT

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa dhe kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, pritet të takohen javën e ardhshme në Bruksel për të vazhduar dialogun Kosovë-Serbi, të nisur tash e disa vjet më parë.

Në këtë takim që do ta mbahet me ftesë të shefes së diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, pritet të mos humbasë më koha dhe të nënshkruhen disa marrëveshje.Sipas zyrtarëve të qeverisë së Kosovës, pritet të finalizohen marrëveshjet për lirinë e lëvizjes, energjinë, kodin telefonik dhe marrëveshja për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në Kosovë. Kryeministrit i Kosovës Isa Mustafa, synon që këto marrëveshje të nënshkruhen në paketë.

Share.