Askush nuk beson se SD do të dalë nga pushteti

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Hipoteza se Socialdemokratët mund të rishikojnë qëndrimin në Qeveri dhe të nxisin zgjedhje të reja nëse Aeroportet e Malit të Zi jepen me koncesion, dukes se nuk është një variant i besueshëm as për partitë politike as për sektorin joqeveritar. Përfaëqsuesit e opozitës kanë deklaruar se Socialdemokratët të vetmin problem në këtë mes kanë mundësinë që tu dalë nga dora punësimi i antarëve të partisë, por as në atë rast nuk do të dalin nga Qeveria, pasi pa pushtet ato do të shkatërroheshin si subjekt politik.

Mendim të ngjashëm ka shprehur edhe Boris Raoniq nga Aleanca Qytetare, i cili nuk e sheh se Socialdemokratët do të rrezikonin gjithçka me daljen nga Qeveria. Vetë Socialdemokratët nuk janë deklaruar për këtë çështje pasi siç thonë ata akoma asgjë nuk është konkrete në këtë drejtim, kurse sipas ministrit të komunikacionit Osman Nurkoviq, e gjithë procedura do të jetë transparente dhe se interesi i Socialdemokratëve nuk do të merret parasysh.

Share.