ASH: Camaj me shpifje synon të dobësojë votën nacionale

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Reagim në tekstin e publikuar në gazetën “Vijesti” me titull: “Pregovori propali, jer AA ne želi da se odrekne vlasti” e publikuar sot

Zotëri  Nikollë Camaj

Për Alternativen Shqiptare, nuk është ndonjë risi, që në fillim të çdo fushate, nga ana e Z.Nikollë Camaj,  të sulmohet pa argumente faktori politik shqiptar, me qellim te dobesimit të votes nacionale shqiptare. Elektorati e ka kuptuar forcën politike që posedon. Se,  sa forcë politike posedoni, tregon më së miri  lista juaj,   të cilën Ju Z.Camaj, nuk  kishit fuqi për ta plotësuar.

Tragjedia tjeter që e gjen të gjorin Nikollë,  ështe se i humbi guximi. S’ka më guxim as që ta publikojë pregaditjen profesionale të kandidatëve,për të cilët nuk dyshojmë se nuk janë njerëz të ndershem, por dorën në zemër, për tu marrë me politikë nuk janë, e aq më pak për ta udhëhequr Malësinë.

Se a është e vërtetë ajo se cfarë shkruan në gazetën “Vijesti” se gjoja Z. Nikollë Camaj nuk paska kërkuar bartësin e listës, në negociata me ASH-në,   te dashur qytetarë, duam të Ju rikujtojmë deklaratën e njërit prej negociatorëve nga ana e LDSH-së, që vetëm një ditë pas negociatave, deklaroi se nuk mund të jetë bartës i listës një  zevendës  ministri , sekretarët  e shtetit e as zëvëndës drejtorat, pra kryesues i koalicionit të mundshëm në mes ASH-së dhe LDSH-së,  mund te ishte vetëm kandidati i  LIDHJES DEMOKRATIOKE SHQIPTARE të zotëri Nikollë Camaj.

Kjo është e vërteta, ndersa me të tjerat po merreni Ju!

Edhe përkundër apelit tonë për një fushatë pozitive dhe pa sulme në mes veti,  jemi të detyruar që,   jo vetëm kësaj here, por çdo herë kurë ky zotëria të vazhdoi të manipulojë popullin, ti përgjigjemi vetëm me një qëllim,  që e verteta të dalë në pah.

Ftojme publikisht, kryesuesit e listës së LDSH-së,Z. Ivan Ivanaj dhe Z. Vasel Berishaj, të ndikojnë  që kjo fushatë të ketë në focus, prezantimin e programit dhe kanedidatëve, dhe të gjithë  bashkë, “te luftojmë” konkurentin kryesor politik që është në pushtet në Tuz, PDS-në, dhe që Z.  Nikollë Camaj ta qetësojnë, sepse nuk është fajtore Alternativa Shqipatre se Ai dështoi në politikë, në çdo pozicion, duke filluar nga pozita e Zëdhënesit të Mehmet Bardhit, si Zëvendës ministër në Qeverinë e Malit të Zi , ne zgjedhjet e  parlamentare dhe së fundmi, në zgjedhjet që po vijnë!

 

Alternativa Shqiptare

Share.