Arushi Pu organizoi aktivitetin “Një festë për gjyshërit tanë”

0

“Një festë për gjyshërit tanë” ishte aktiviteti i rradhës i organizuar nga kopështi Arushi Pu. Nga ky kopësht në lidhje me aktivitetin thonë se një prej arsyeve të organizimit është edhe fakti se vendi ynë ka ditur të ruaj mardhëniet familjare. Lidhja në mes te fëmijëve dhe gjyshërave luan një rol kryesorë në segmentin familjarë si një dashuri e dyanëshme .Kjo do ti ndihmojë fëmijët që në të ardhmen të bëhen të suksesshëm por cka është më e rëndesishme të bëhen njerz te mirë. Gjatë aktivitetit fëmijët recituan vargje dhe vallëzuan me këngët kushtuar gjyshrave të tyre.

Share.