Artizanët e Ulqinit edhe në Pogradec

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qyteti i Pogradecit ka hapur sezonin turistik veror përmes një ceremonie e cila është shoqëruar me panaire të punimeve artizanale, ekspozita në pikturë dhe gatime të ndryshme. Qyteti mikpritës këtë vit e ka nisur stinën e ngrohtë me miq vendas e të huaj ndërsa në ceremoninë e përvitshme kanë marrë pjesë ministria dhe përfaqësues të pushtetit lokal.

Mirëpo si çdo vit në hapje të sezonit turistik në qytetin e Sarandës nuk kanë munguar as artizane e këtë vit për herë të parë ishin prezent përfaqesues nga shoqata “Globus Art” e Ulqinit  me në krye Ramiz Hajdarin, duke ngjallur kureshjten e pjesmarrësve.

Në këtë hapje sezonale në qytetin e Pogradecit mes një ceremonie festive që ka qenë e larmishme për gjithë pjesmarrësit nuk kanë munguar as festimet, ndërsa artizani nga Ulqini Ramiz Hajdari tregoj edhe njëherë traditën artizanale të Ulqinit.

Share.