Art Club shënon 30 vjetorin e themelimit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

SHAI “Art Club” është themeluar me 28 dhjetor 1990 nga një grup i krijuesve të dalluar të Ulqinit. Gjatë 30 viteve kjo shoqatë është marrë me manifestime të ndryshme të cilat i janë kushtuar shqiptarëve në Malin e Zi. Kryesia e shoqatës ka vendosur që të gjitha aktivitetet këtë vit ti kushtohen pikërisht shënimit të themelimit të shoqatës, thotë Ismet Kallaba, kryetari i Art Clubit.

Me rastin e tridhjet vjetorit shoqata ka filluar me aktivitete të ndryshme, dhe gjithashtu planifikojnë të realizojnë film dokumentar për këtë rast, poashtu të botojnë libër, si dhe ekspozitë për punën 30 vjeçare.

Mbështetja financiare është problemi kryesor që ka shoqata Art Club ndër vite.

Share.