“Art Club” boton librin “E kaluara e vërtetë e Arqipeshkvisë së Tivarit” të Gjokë Dabajt

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Edhe një titull libri që bart firmën e edicionit botues të Shoqatës së Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”. Ditë me  të parë ka dalur nga shtypi libri studimor-hulumtues “E kaluara e vërtetë e Arqipeshkvisë së Tivarit” .

 Eshtë një botim i veçantë ne gjuhën malazeze që ka për autor shkrimtarin, publicistin dhe studiuesin Gjokë Dabaj me origjinë nga Shestani i Krajës, i cili jeton e krijon tash disa dekada nçë Shqipëri.

 Një studim i kësaj natyre mbi Arqipeshkvinë e Tivarit, nga një autor shestanas ka qenë shumë i nevojshëm, sepse viteve të më hershme në opinion janë paraqitur botime të karakterit monografik, të cilët kanë ngjallur debatë sipërfaqësore.

 Por,libri i studiuesit Gjokë Dabaj është një shqyrtim shkencor i librit të autorit Ivan Jovoviq “Iz prošlosti Dukljansko-barske nadbiskupije“ (Nga e kaluara e Arqipeshkvisë Dokleato-tivarase”), i botuar në Tivar në vitin 2004.

 

Dabaj sqaron se ky vështrim kritik “nuk ka për qëllim as nënvleftësimin e autorit, as provokimin e kurrfarë grindjeje apo sherri…”, por i vetmi qëllim i tij është “të gjurmojë të vertetën, të precizojë në këtë kuptim disa hollësi apo edhe përgjithësime, si dhe të zbulojë të vërtetën para opinionit në ato vende ku ajo, në librin e Jovoviqit, nuk shikohet e tillë siç ka qenë në të vërtetë”.  

Autori, Gjoke Dabaj  analizon kapitull për kapitull  librin e Jovoviqit, duke dhënë sqarimet përkatëse dhe ofruar të dhëna dhe argumente,sipas Dabajt,që ndihmojnë për ndriçimin e të vërtetës historike. Libri është i pajisur edhe me indeks dhe sqarime në fund të tij.

 Gjokë Dabaj është autor i disa librave, ndër të cilat veçohen monografia në dy vëllime “Shestani”, pastaj studimi “Fjalor i Selman Rizës” etj. Para disa ditësh lexuesve u eshte prezantuar me romanin e tij “Kriza e arkivistit”.

Share.