Arritën vaksina të reja Pfizer. 150.000 deri në fund të vitit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Mal të Zi arriti sot kontigjenti i parë i një totali prej 150.000 vaksinave Pfizer,  të cilat pritet të arrijnë deri në fund të vitit. Nga këto rreth 100.000 do të mbërrinë deri në fund të shtatorit.

Në aeroportin e Podgoricës, kontingjenti u prit nga ministrja e shëndetësisë Jelena Boroviniq Bojoviq, si dhe ambasadorja amerikane në Mal të Zi Judy Raising Reinke.

“Deri në fund të tremujorit të tretë, mbi 100,000 vaksina Pfizer do të mbërrijnë në Mal të Zi, ndërsa në tremujorin e katërt, 52,000,” sqaroi Boroviniq Bojoviq. Ajo falënderoi ambasadoren amerikane për solidaritetin dhe ndihmën që ata dhanë gjatë pandemisë, dhe u bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen sepse, siç tha ajo, vaksinimi është e vetmja mënyrë e sigurt për të anashkaluar spitalin, respiratorët dhe pasojat më të vështira të slmundjes Covid 19.

Ambasadorja Reinke gjithashtu iu bashkua apelit të ministres për vaksinim. “Si miq, partnerë dhe aleatë të këtij vendi, dua të theksoj se është e rëndësishme që të vaksinoheni. Kjo është mirë për ju, miqtë tuaj, familjen, të gjithë komunitetin ”, tha ambasadorja amerikane.

Vaksinimi me vaksinat pfizer në Mal të Zi do të rifillojë të mërkurën me 4 gusht.

 

Share.