Arrihet marrëveshja për formimin e pushtetit në Tivar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pas bisedimeve disa javore , Partia Demokratike e Socialistëve dhe aleatet e saj kanë arritur të dakordohen për formimin e pushtetit në Tivar. Pjesë e pushtetit të ri, përveç PDS, do të jenë edhe Socialdemokratët, lista “Zgjedh Tivarin”, dhe Partia Boshnjake.

Posti i kryetarit të komunës do ti takojë Partisë Demokratike të Socialistëve por deri tani nuk ka njoftime për kandidatët potencial, kurse Socialdemokratët do të udhëheqin Kuvendin. Për herë të parë që prej fillimit të pluralizimit, asnjë parti shqiptare nuk do të ketë përfaqësues në Kuvedin Komunal të Tivarit.

Share.