Arrihet marrëveshja me Partnë Boshnjake dhe Socialdemokratët

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Partia Demokratike e Socialistëve ka arritur mbrëmë marrëveshjen me Socialdemokratëtë për formimin e qeverisë së re. Sipas mediave, Socialdemokratëve përveç postit të kryetarit të Kuvendit do tu takojë edhe ministria e shëndetësisë dhe e arsimit. Edhe Partia Boshnjake në mbledhjen e mbrëmshme të Këshillit Qendror me shumicë votash vendosi që të pranojë ofertën e PDS –së.

Atyre do tu takojë një nënkryetar qeverie dhe dy ministri, ajo e çështjeve sociale dhe komunikacionit. Me shqiptarët marrëveshja duket se akoma nuk është finalizuar, dhe kjo jo për arsye të posteve por kërkesave që ato kanë në drejtim të qeverisë. Siç duke problem paraqesin afatet për plotësimin e kërkesave, pasi koalicioni shqiptar insiston që kërkesat të plotësohen në afate të caktuara.

Sa i përket posteve, atyre do tu takojë ministria e pakicave dhe vendi i nënkryetarit të Kuvendit. Për kroatët ashtu si edhe në qeverinë e mëparshme ësht projektuar ministria pa portfel.

Share.