Arrestohet për kërcënim ndaj gazetarit

0

Ditën e djeshme qytetari i Ulqinit, Samir Selloviq, është arrestuar nga policia për arsye se në rrjetet sociale ka kërcënuar gazetarin e “Vijestit”, Samir Adroviq. Arrestimi është konfirmuar për këtë gazetë nga prokurori i përgjithshëm , Faruk Resulbegoviq. Sipas “Vijesti”, Selloviq nuk ka qenë i kënaqur  me mënyrën e raportimin të liturgjisë së Kishës serbe në Shas nga ana e gazetarit në fjalë, pakënaqësi të cilën e ka shprehur edhe në rrjetet sociale. Gazetari Adroviq nga ana e tij është shprehur i shqetësuar për ngjarjen pasi , sipas tij, kërcënimet nga rrjetet sociale nuk mund të merren me lehtësi.

Share.

Leave A Reply