Arrestohet Nebojsha Medojeviq

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Njëri nga liderët e Frontit Demokratik Nebojsha Medojeviq, është arrestuar mbrëmë nga policia me urdhër të Gjykatës së Lartë, transmetojnë mediat e Malit të Zi. Medojeviq akuzohet për dhënie dhe marrje të korrupsionit. Mësohet se masë e njëjtë pritet ti caktohet edhe zyrtarit tjetër të Frontit Millan Knezheviq, pasi nuk ka pranuar të bëjë të njohur emrin e gjykatësit që i ka ofruar korrupsion. Knezheviq ndodhet në hapsirat e Kuvendit të Malit të Zi dhe nuk pranon të largohet.

Share.