Arrestohet ish kryetari i Beranes

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ish kryetari i Komunës së Beranes Vuka Golluboviq, është arrestuar sot nga policia së bashku me disa bashkëpuntorë të tij, njoftojnë mediat e vendit. Sipas tyre, arsyet e arrestimit janë dyshimet për keqpërdorim të pushtetit gjatë kohës që ishte në krye të qytetit.

Golluboviq, i cili në krye të Beranes ishte prej vitit 2006 deri në vitin 2014, është arrestuar me urdhër të Prokurorisë Speciale. Pas marrjes së pushtetit në këtë qytet në vitin 2014, opozita ka dorëzuar disa padi ndaj Golluboviq dhe personave të lidhur me të , për shkak të dëmit shkaktuar buxhetit të komunës.

Share.