Arrestohet i punësuari në Shtëpinë e Shëndetit në Podgoricë. Kishte publikuar të dhënat e të infektuarve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në bazë të padisë së ngritur nga Prokuroria Themelore në Podgoricë, policia dje ka arrestuar shtetasin me inicialet M.R, punonjës në Shtëpinë e Shëndetit në kryeqytet, i cili dyshohet se ka publikuar listën me të dhënat e infektuarve me koronavirus. Ai listën e ka ndarë në aplikacionin Viber me kolegët e tij, për çka nuk ka pasur autorizim. Më vonë kjo listë u shpërnda edhe në rrjetet sociale, çka ngjalli alarmin tek autoritetet. Nga Prokuroria  thonë se do të vazhdojnë hetimet për të zbuluar nëse edhe persona të tjerë kanë marrë pjesë në përdorimin e paautorizuar të të dhënave personale.

Share.