Arrestohen 7 shqiptarë, trafikuan qindra emigrantë në Angli

Pinterest LinkedIn Tumblr +

NCA Agjencia Britanike Kundra Krimit të Organizuar thotë se arrestoi mëngjesin e kësaj të mërkure shtatë shtetas shqiptarë të cilët drejtonin një grup kriminal në trafikimin e shqiptarëve drejt Anglisë.

Ky është momenti kur oficerët e NCA arrestojnë ata të cilin e konsideron si kokat e këtij grupi të strukturuar kriminal.

Martin Brant gazetar i SKy News që ndoqi këtë operacion thotë se “Objektivi kryesor i arrestimit është ky djalë 40 vjeç, i veshur me xhinse dhe T-Shirt i cili u prangos tek sa po pinte birra bashkë me tre miqtë e tij në zonën e Croydon në jug të Londrës.

Në një tjetër adresë po në Londër Skynews filmoi edhe arrestimin e një vajze shqiptare 26 vjeçe pjese e këtij grupi kriminal.

Top Channel raporton se ky operacion ku u angazhuan 100 oficerë të NCA dhe policisë Metropolitane londineze u zhvillua në Londër, Surrey, Oxfordshire dhe Hartlepool.Sipas NCA ky grup kriminal kishte shtrirje dhe bashkëpunonte në Francë, Gjermani, Holandë dhe Poloni.

Gjatë një periudhë 6 mujore Korrik-Dhjetor këtij grupi kriminal iu kapën personat që kishin paguar deri në 25.000 stërlina për të hyrë në Angli.

Në Gusht të vitit të shkuar ata në harkun kohor të një ore tentuan përmes dy furgonëve të kalonin emigrantë shqiptarë.

Ndërsa në Maj 2021 pas informacioneve të marra nga Franca dhe Gjermania këtij grupi kriminal iu kap një grup tjetër shqiptarësh.

 

Share.