Arrestohen 16 persona për pastrim parash

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Policia e Malit të Zi me kërkesë të Prokurorisë Speciale ka arrestuar 16 persona nga Mali i Zi dhe Maqedonia të cilët akuzohen për evazion fiskal dhe pastrim të parave. Sipas burimeve të Radiotelevizionit të Malit të Zi, ndër të arrestuarit janë Grujica Jovanovski, Dragan Saviq dhe Elizabeta Stojanovska.

Të arrestuarit dyshohen se në Mal të Zi kanë regjistruar 20 subjekte juridike me qëllim të dhënies së fakturave fiktive për qarkullimin e mallrave dhe shërbimeve, me çka i kanë shkaktuar dëm shteti në vlerë prej disa qindra mijëra eurove. Gjithashtu padi penale janë ngritur edhe kundër 23 personave juridik nga Mali i Zi të përzier në këtë çështje.

Share.