Arrestohen 126 shqiptarë në Spanjë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Policia Kombëtare e Spanjës ka arrestuar 126 emigrantë shqiptarë në aeroportin “El Prat” të cilët po tentonin që të futeshin në Britani me dokumente false. Sipas Ministrisë së Brendshme spanjolle, shqiptarët udhëtonin me dokumente të falsifikuara greke dhe italiane dhe do të niseshin me avion për në Irlandë dhe më pas për në Britani.

Gjithashtu, Policia spanjolle ka bllokuar rreth 200 letërnjoftime false të shqiptarëve kryesisht italiane dhe greke. Policia bën me dije se po heton dy organizata kriminale që organizojnë emigrantë nga Shqipëria me premtimin se mund t’i çojnë ilegalisht në Britani përmes Irlandës. Ata udhëtojnë me dokumentet e tyre shqiptare deri në Irlandë, pasi edhe kjo është në “Shengen”, e pastaj tentojnë të kalojnë në Britani.

Share.