Arian Murati i dërgon ankesë ministrit te shendetesise në lidhje me sjelljen e mjekes Adroviq

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Këshilltari i Forcës Arian Murati, i ka dërguar ankesë ministrit të shëndetsisë Budimir Shegrt, për sjellje të pahijshme dhe arrogante të mjekes Arnella Adroviq.

Në arsyetimin e tij Murati thotë se me datën 3 shtator në ora 18.00, motra e tij ishte në urgjencë dhe po merrte infuzionin e nevojshëm. Në kohën kur lajmëruan infermieren që të vijë dhe të heq infuzionin vjen mjekja Adroviq, të cilën askush nuk e kishte thirur, dhe fillon me britmë dhe kërcënime.

Kjo ka ndikuar sidomos në nënën e tij, e cila poashtu ishte prezente, pasi është e sëmurë nga zemra.
Mjekja Adroviq bile ju drejtua në mënyrë të ashpër dhe arrogante me fjalët “Ulu aty dhe mbylle gojën”.
Murati shprehet se kjo sjellje e mjekes nuk ka bazë në betimin e Hipokratit dhe duhet të sanksionohet.
Kjo sjellje e mjekes Adroviq nuk është e para. Edhe qytetarë të tjerë kanë pasur ankesa ndaj arrogancës së saj gjatë trajtimit në urgjencë.
Duhet thënë se raste të tilla po shtohen dita ditës, dhe jo vetëm në spitale, falë punësimit partiak të kuadrove që përvec librezës partiake nuk kanë asgjë tjetër, kurse humanizmin e kanë hedhur në kutitë e votimit.

Share.