APEL PËR Z.  CUNGU DHE  Z. NREKIQ:FTONI URGJENTISHT MINISTRIN KOSOVAR TË PUNËS

0

Shoqata e ish- punëtorëve të Kosovës në Mal të Zi me seli në Ulqin, nëpërmjet një komunikate për opinion, I është drejtuar kryetarit të Komunës, z. Nazif Cungu dhe kryetarit të Kuvendit të Komunës së Ulqinit,z. Loro Nrekiq,që brenda kompetencave të tyre edhe në bashkëpunim me Qeverinë e Malit të Zi,të ftojnë urrgjentisht në një vizitë pune në Ulqin ministrin e Punës dhe të Mirëqenies Sociale të Republikës së Kosovës,z. Arban Abrashi.

Ish- punëtorët e ndërmarrjeve Kosovës, shtetas të Malit të Zi janë të ballafaqur me një problem shumë të madh lidhur me njohjen e viteve të stazhit për t u  pensionuar.Marrëveshja e arritur në vitin 2014 mes Prishtinës dhe Podgoricës ,nuk është në favor të tyre.Mbi këtë çështje shoqata e lartpërmendur e ka informuar Komisionin parlamentar për shëndetësi dhe çështje sociale të Kuvendit të Kosovës me shqetësimet që kanë, edhe “jemi në dijeni se kërkesa jonë I është transmetuar ministrit Abrashi”.Po ashtu,një delegacion i KKSH dhe të Shoqatës, në fund të shkurtit ka kërkuar zyrtarisht  takim në Prishtinë, por,nuk kanë marrë përgjigje,thonë në këtë shoqatë.Vetëm në administratën e Komunës dhe ndërmarrjet publike të Ulqinit, dhe jo vetëm,janë mbi 10 veta që varen nga fati I viteve dhe dekadave të punës në Kosovë.Mediat e Prishtinës,ditën e mërkurë kanë transmetuar këtë njoftim:

“Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur ka miratuar draft dokumentin për rregullimin e fushës së pensioneve. Ministri i Punës dhe Mirëqenies sociale Arban Abrashi tha se ndryshimi dhe plotësimi i ligjit ka për qëllim krijimin e politikave më të mira pensionale për shtetasit e Kosovës.

Abrashi tha se me hyrjen në fuqi të ligjit me ndryshimet dhe plotësimet, sa i përket pensionit bazik apo të moshës, nga buxheti i Kosovës do te kursehen së paku 10 milion euro në vit.

“MPMS do të bëje monitorimin e adresave të pensionistëve, me qellim të evitimit të keqpërdorimeve të pensioneve nga qytetarë të cilët deklarojnë se jetojnë në Kosovë, por në realitet jetojnë jashtë Kosovës. Kjo po bëhet me qëllim që të garantohet një pension sa më i dinjitetshëm”, tha ai”,- përfundon ky njoftim, por trajton fare çështjen e pensioneve të ish-punëtorëve, shtetas të Malit të Zi.

Shoqata e ish- punëtorëve të Kosovës në Mal të Zi me seli në Ulqin,

Ibrahim Berjashi,kryetar

Ulqin,23 mars 2016

Share.