Apel për të ndihmuar “Otrant-Olimpik”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Klubi i futbollit “Otrant Olimpik”gjatë vitit 2015/2016 ka pasur vështirësi të shumta, por megjithëtë  kanë arritur që të kualifikohen në ligën e dytë. Për të vazhduar garimin e mëtejshëm ju duhet ndihma financiare, prandaj Komuna e Ulqinit organizon sonte në orën 20, në Beach Bar Belvi në Plazhin e Madh, Mbrëmje Donatore për të ndihmuar klubin. Këshilltari i kryetarit të Komunës, Asllan Llunji për televizionin Teuta tha se qëllimi kryesor i kësaj mbrëmje është ndihma e klubit të vetëm të futbollit në mënyrë që Ulqinin të prezantohet edhe përmes sportit.

Sipas këshillëtarit Llunji ndihma për “Otrant Olimpik” nuk do të mungojë as në periudhën e ardhshme.

Të gjithë të interesuarit si nga vendi ashtu edhe nga jashtë të cilët dëshirojnë të kontribojnë në klubin e futbollit “Otrant Olimpik” mund të marrin pjesë në ankandin e sponzorimit, si dhe mund të paraqiten pranë komunës së Ulqinit ose tek kryesia e klubit.

Share.