APEL: Mos shkaktoni zjarrë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shërbimi i Mbrojtjes dhe Shpëtimit ditëve të fundit pothuajse 24orë është në terren, këtë gjë e dëshmojnë ndërhyrjet e shumëta.
Temperaturat shumë të larta dhe terreni i papërshtatshëm zjarrëfikësave u vështirëson punën edhe më shumë për ta lokalizuar zjarrin. I fundit është ai në malin e Brinjës, i cili shkaktoi dëme të mëdha, kështu deklaroi kryeshefi i këtij institucioni Flamur Sella.
Këto zjarre ndizen instiktivisht, vet apo i shkakton dora e njeriut?

Ne ishim në vend të ngjarjes para shtëpisë së Andrija Vujosheviq i cili përshkruan gjendjen tepër të frikëshme nga flakat e zjarrit.
Edhe fqinji tij Milovan Vujosheviq thotë se ka pasur një shqetësim tepër të madh duke ditur se zjarrët i kanë ndihmuar edhe fryma e furishme. Ai ka falenderuar zjarrëfikësit për ndërhyrjen e shpejtë.
Përveç këtij zjarri stihija e zjarrit ka shpërthyer edhe në Sutjel e deri në Reç, si dhe nga plazhi Tampico deri tek Copacabana.
Kryeshefi i Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit Flamur Sella edhe kësaj here u bëri thirje banorëve kudo që ndodhen që të kenë kujdesin më të madh ndaj zjarreve që mund të shpërthejnë.
Shpresojmë që këto ndërhyrje të këtyre përmasave të jenë të fundit dhe që qytetarët të ndërgjegjësohen dhe së paku të tregojnë anën humane ndaj bashkëqytetarëve të vet.

Share.