Anullohen zgjedhjet në dy qendra votimi në Ulqin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komisioni komunal zgjedhor në Ulqin,në bazë të ankimimit të koalicionit “Me një Qëllim” ka vendosur që në dy qendra votimi të anullojë zgjedhjet për shkakun se janë vërejtur parregullsi.Këto dy qendra janë vendvotimi numër 8 objekti Simonoviq në Braticë dhe në vendvotimin numër dhjetë objekti,shkolla fillore në Shtoj.

Gjithashtu edhe  në dy  qendra të tjera ka pasur ankimime sic janë në Krythë në Katërkollë, dhe në vendvotimin numër shtatë në Kryth të Ulqinit,por komisioni komunal pas shqyrtimit  nuk ka sjell vendim për anullimin e tyre shprehet Kryetari i Komisionit Komunal Zgjedhor Pjetër Lulgjuraj për televizionin Teuta, edhe pse fjala e fundit i mbetet Komisionit Shtetëror të zgjedhjeve.

Parregullsitë ai i argumenton me faktin e papërgatitjes së anëtarëve të këtyre dy qendrave të votimit.Lulgjuraj shprehet që zgjedhjet do të përsëriten në Braticë dhe Shtoj, ditën e enjtë datë 27 Tetor nëse miratohet ky vendim edhe nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve gjithnjë në bazë të ankimimeve atje,sepse nëse nuk ka ather mjafton vendimi nga Komisioni Komunal i Zgjedhjeve.Në qendrat e votimit në Braticë e në Shtoj ka gjithsej 880 votues të regjistruar,prej të cilëve në zgjedhjet që kaluan kanë votuar gjysma e tyre.Në këto dy qendra fitues me 16 Tetor u shpall Partia Demokratike e Socialistëve.

Share.