Anketimi: PDS 39%, Demokratët 19.9%

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sipas anketimit të kryer nga Qendra për hulumtimin e të drejtave të njeriut, Partia Demokratike e Socialistëve ka përkrahjen më të madhe në Mal të Zi me 39%, e ndjekur nga Demokratët me 19.9 % dhe Fronti Demokratik me 11.6%.  Partitë e tjera kanë përkrahje njëshifrore, ku kryeson Demos me 5.9%, Partia Popullore Socialiste me 4.9%. URA 4% dhe Partia Socialdemokrate me 3.9%. Sa i përket përkrahjes së antarsimit në NATO, shumica prej 39.8% janë kundër, 38,7 pro, kurse 21,5% nuk kanë qëndrim për këtë çështje.

Politikani më popullor është Filip Vujanoviq, indjekur nga Aleksa Beçiq, Millo Gjukanoviq dhe Dritan Abazoviq. Mosbesim i madh ekziston ndaj orientimit të Malit të Zi, ku 40% mendojnë se është në drejtim të gabuar, kundrejt 25% që mendojnë se është në drejtim të duhur. Anketimi është kryer prej 5 deri me 26 qershor, dhe në të kanë marrë pjesë 1032 qytetarë.

Share.